Telegrafi

Osama bin Laden në shkallët e stadiumit të Leeds United – klubi reagon dhe largon fotografinë e vendosur gabimisht

‘Osama bin Laden’ është tifozi i fundit që u paraqit në një turmë tifozësh në shkallët e stadiumit të Leeds United, ku pastaj klubi u detyruan ta largonin foton.

Tashmë është bërë një klishe që klubet të vendosin fotografitë e tifozëve të tyre në stadiume, pasi ndeshjet po zhvillohen pa ta.

Leeds United është klubi i fundit që ka përdorur prerjet prej kartoni të tifozëve, duke vërë fotot e tyre në shkallët e stadiumit.

 

Skuadrës së Championship iu pa të mërkurën foto e Bin Laden, i cili ishte ulur në mesin e tifozëve.

Sipas gazetarit të BBC, Adam Pope, klubi ka reaguar dhe e ka larguar foton e Bin Laden.

Nuk është hera e parë që dikush i papritur del me foto në turmën e tifozëve.

Donald Trump dhe Gary Lineker ishin pjesë e tifozëve të Cheltenham Town në League Two në fillim të kësaj jave, ndërsa Shaquille O’Neal ishte pjesë e tifozëve të Northampton, por ai e mbështet klubin dhe foto e tij ishte e qëllimshme. /Telegrafi/