Site icon Telegrafi

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës rikthehet në skenë me koncertin e parë për vitin 2025

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës rikthehet në skenë me koncertin e parë për vitin 2025 i cili do të mbahet më 17 janar 2025.

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti italian Jacopo Sipari di Pescaseroli, duke sjellë një program romantik.

Programi do të hapet me uverturën “Finlandia” nga Jean Sibelius, për të vazhduar me koncertin për violinë të kompozitorit Max Bruch, interpretuar nga violinistja shqiptare Abigeila Voshtina, dhe do të përmbyllet me poemën simfonike “Isle of the Dead” të Sergei Rachmaninoff-it, një vepër e frymëzuar nga piktura e artistit të famshëm zviceran Arnold Böcklin.

Mos harroni të rezervoni datën: e premte, 17 janar 2025, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Rezervoni biletat falas këtu: https://bit.ly/Wbyo /Telegrafi/

Exit mobile version