Site icon Telegrafi

Origi bën huqjen e vitit, humb rastin nga një metër (Video)

Divock Origi është futur në listën e kandidimeve për huqjen më të turpshme të vitit.

Sulmuesi që është nën pronësi të Liverpoolit, dhe po luan si huazim te Wolfsburg, është duke zhvilluar një sezon pozitiv me katër gola në 11 ndeshje në Bundesliga.

Por ajo çfarë bëri të martën, ka bërë shumë të qeshin.

Ai të martën humbi një rast të qind për qind me portë të zbrazët nga një emër kundër RB Leipzig.

As vetë belgu nuk ju besonte syve se çfarë humbi.

Kjo gol do t’i jepte fitoren skuadrës gjermane, pasi ndeshja u mbyll 1-1. /Telegrafi/

Exit mobile version