Telegrafi

Orges Shehi, portieri i tretë me më shumti pritje në Ligën e Evropës

Skënderbeu u eliminua nga grupet e Ligës së Evropës Ligës.

Skuadra jonë bëri një paraqitje dinjitoze në të gjashta ndeshjet që zhvilloi në këtë garë, ku arriti ta mbyllte me një fitore, dy barazime dhe tre humbje.

Në total korçarët grumbulluan 5 pikë, dhe kjo falë paraqitjeve të shkëlqyera të ekipit në fushë. Talentet në kampin e Skënderbeut nuk mungojnë, dhe në lupën e menaxherëve ishin pothuajse të gjithë pjesëtarët e formacionit, por një nga ata që ka shkëlqyer, edhe pse më i vjetri në moshë, është pikërisht portieri Orges Shehi.

Në mbyllje të fazës së grupeve, gardiani është shpallur portieri i tretë më i mirë nga të gjitha grupet, me 26 pritje në total.

Një meritë kryesore, që Skënderbeu ka arritur këto rezultate mbresëlënëse, ka pikërisht Shehi, që në shumë raste i ka mbajtur në lojë, me pritjet e tij vendimtare.

Në vendin e dytë në këtë renditje të publikuar nga UEFA, gjendet me 30 pritje portieri i Rosenborgut, Andre Hansen.

Listën e kryeson Denis Sherbitski, gardiani i Bate Borisov, me 31 pritje në total, në 6 ndeshjet e grupeve në Liga të Evropës. /360/