Telegrafi

Orges Arifi lë Kosovën për Shqipërinë

Karateisti Orges Arifi largimin nga Kosova e quan vendim të vështirë.

Ai thotë se nuk nuk u trajtua mirë e sa që pati mbështetje nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Shton se mbeten shumë mbrapa sa u përket përgatitjeve dhe garimit për pikë olimpike.

Orgesë Arifi momentalisht i 38 në renditjen botërore për seniorë dhe njëri ndër garueseit me shumë perspektivë dhe me më së shumti medalje në vend, ka lënë Kosovën për të vazhduar karrierën me Shqipërinë në sportin e karatesë.

“Pas katër viteve karrierë në Federatën e Karatesë së Kosovës, kam marrë një vendim shumë të vështirë. Kam vendosur që nga kjo javë të jem pjesë e Shqipërisë. Arsyet janë të shumta. Disa nga to janë jo trajtimi i mirë i garuesve seniorë nga ana e Federatës së Karatesë, sidomos atyre që kanë qenë te renditur në “Top 50”, që do të thotë se kemi pasur shansin për të luftuar për normë olimpike. Nuk na kanë mbështetur në turnire ku fitohen pikë për lojërat olimpike”, tha Arifi për RTV Dukagjinin.

Arifi thotë se kishte tendencë ndaj klubit të karatesë “IPO” në Prishtinë nga persona kyç në Federatën e Karatesë së Kosovës.

“Nga njerëzit e Federatës ka qenë një tendencë kundër klubit të karatesë “IPO” në Prishtinë…Ka qenë një tendencë që klubi ynë të shkatërrohet. Ndoshta njëra prej arsyeve ka qenë se të pesë garuesit e klubit kemi luftuar për normë olimpike. Katër garuesit e klubit tonë kanë qenë në Top 50 që iu mundëson luftën për të siguruar normën olimpike”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.

Ai falënderon edhe Komitetin Olimpik të Kosovës nga të cilët merr edhe bursë, por thotë se tash e tutje do ta përfaqësoj shtetin e Shqipërisë.

“Falënderoj shumë Komitetin Olimpik të Kosovës nga të cilët kemi pasur mbështetje shumë të madhe. Unë tash duhet të sakrifikoj, të lë bursën pasi do të garojë për Shqipërinë, por i falënderoj për mbështetjen dhe sjelljen shumë korrekte”, tha ndër të tjera Orges Arifi./RTV Dukagjini/Telegrafi/