Telegrafi

Organizohet turneu i futbolli “Meridian Express Tournament”

Në garën e sportit më të famshëm në Kosovë – futbollit, marrin pjesë shumë ekipe, organizata dhe biznese “Meridian Express” në bashkëpunim me FC Prishtina Futsal, do ta organizojë turneun e madh të futbollit, në të cilin do të marrin pjesë ekipe të ndryshme, duke përfshirë edhe veteranët, policët, stafin diplomatik të ambasadës amerikane dhe përfaqësuesit e organizatave humanitare.

Turneu “Meridian Express Tournament” do të mbahet nga 4 deri më 14 korrik, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 18:00 deri në 00:00. Në turneun “Meridian Express Tournament” do të jenë disa skuadra garuese në mesin e tyre do të jetë edhe skuadra e fëmijëve. Skuadrat garuese do të jenë: veteranët, skuadrat e fëmijëve, Policia e Kosovës vs Ambasada Amerikane dhe Down Syndrome Kosova.

“Meridian Express në baza ditore ua mundëson gjithë kosovarëve një stil të shëndoshë të jetës, por natyrisht se ne jemi shumë të interesuar që konsumatorët tanë ushqimet më të mira për konsum t’i kombinojnë edhe me aktivitete argëtuese sportive, sikurse futbolli”.

“Prandaj ne, bashkë edhe me gjithë partnerët tanë, vazhdimisht duam të japim shembuj për të gjithë, e sidomos fëmijët dhe prindërit, të cilët i nxisim të jetojnë mirë dhe shëndetshëm në secilën ditë të vitit”, ka thënë Yllka Mustafa-Vejsa, menaxhere e marketingut në rrjetin e 35 marketeve të Meridian Express.

Përveç Meridian Express, turneun e kanë përkrahur edhe Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe kompani të tjera kosovare që përfshijnë kompaninë Buka – që është pjesë e Meridian Corporation, Eurogoma , Peyman, Besa Security , Sande Cafe , Stobi Flips Active.

Ndryshe turneu i futbollit “Meridian Express Tournament” organizohet për herë të parë në këtë format, me një pjesëmarrje të madhe të shumë organizatave dhe bizneseve nga sektorë të ndryshëm.