Telegrafi

Organizohet konferenca Software Freedom Kosova 2012

Këtë vikend në Prishtinë do të mbahet Konferenca ndërkombëtare “Software Freedom Kosova 2012 – SFK12”, e cila ka për qëllim thellimin e njohurive nga fusha e teknologjisë informative. Njohës të kësaj fushe specifike, për herë të katërt do të tubohen në Prishtinë për të dëshmuar aftësitë e tyre dhe thelluar bashkëpunuar në fushën e teknologjisë informative e cila i dha botës uebin, Androidin, Wikipedian e shumë teknologji të tjera. Liria Softuerike Kosova, e cila organizohet nga FLOSS Kosova, është konferenca më e madhe e këtij lloji në rajon.
Konferenca do t’i ketë ligjëratat kryesore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtines më 8 dhe 9 shtator ndërsa më 7 dhe 10 stator punëtori në UNICEF Innovations Lab .


SFK12 do të mbledhë folës nga shumë vende anembanë botës duke përfshirë:
Bruce Perens:
-Një nga themeluesit e lëvizjes për kod burimor të hapur. Perens është pronar i një kompanie softueri si dhe programues kompjuteri. Perens është bashkë-themelues i Open Source Initiative (OSI).
Andrew Betts:
-Zhvillues në PHP dhe JavaScript si dhe themelues i Assanka, tani pjesë e Financial Times. Betts është ligjërues për tema të lidhura me HTML5 dhe PHP.
Prof.Dr.Frederik Questier:
-Këshilltar akademik për projektet arsimore të TIK-ut në disa vende në zhvillim si dhe profesor në disa departamente në Vrije Universiteit, Bruksel. Prof. Questier është autor dhe redaktor i disa librave dhe artikujve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe softuerit të lirë.
Flamur Mavraj:
– Mavraj është zhvillues i aplikacioneve në ueb me PHP. Ai do të ligjëroj për Zend Framework 2.
Si dhe shumë të tjerë.

Konferenca këtë vit bëhet e mundur duke iu falenderuar ndihmës financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, STIKK, Ipko Foundation dhe Unicef Innovations Lab.

FLOSSK është OJQ e themeluar më 2009 me qëllim të promovimit të softuerit të lirë dhe teknologjive dhe lëvizjeve të ndërlidhura.

Nyja e konferencës: http://www.flossk.org/sfk12
Programi http://lanyrd.com/2012/sfk12/schedule/