Telegrafi

Organizohet edicioni i dytë i Social Innovation Camp Kosovo

Në këtë kamp do të marrin pjesë një numër i ekspertësh lokal dhe ndërkombëtarë nga lëmi të ndryshme (zhvillues souftuerësh, dizajnerë, ekpertë të marketingut, etj), ndër ta edhe bashkthemeluesi dhe drejtori i Kampit për Inovacion Social të Britanisë së Madhe – Dan McQuillan.

Kampi për Inovacion Social në Kosovë është i hapur për të gjithë të rinjtë kosovarë të moshës 18-29 vjeç. Ndërsa, gjashtë ekipet e përzgjedhura do të luftojnë për tre çmimet e para, të cilat do të sponzorohen për një periudhë 6-mujore pas kampit, për ta zhvilluar mëtutje idenë dhe produktin e tyre.

Thirrja për Ide është e hapur deri më datën 20 Prill 2013.
Ju duhet të aplikoni duke e mbushur formën e aplikimit, që mund ta gjeni në faqen zyrtare të Kampit për Inovacion Social në Kosovë: www.sicampkosovo.org

Kampi për Inovacion Social në Kosovë organizohet nga Laboratori për Inovacione në Kosovë (Innovations Lab Kosovo). Ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë , Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, IPKO Foundation, Portali Telegrafi, TV Klan Kosova dhe organizata “PEN”./Telegrafi/