Telegrafi

Organizohet BarCamp Prizren #8

 BarCamp është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve. Gjatë këtij edicioni do të flitet rreth hulumtimeve në fushën e robotikës, Wiki Academy II – City Marathon dhe E-Libraria.

Mentar Mahmudi fitues i Best Paper Award në kjonferencën e Motion in Games në 2011 në Edinburgh, UK dhe i cili së shpejti do të fillojë të punojë si Postdoctoral Research Fellow në EPFL në Lozanë, Zvicër në fushën e robotikës. Ai mori diplomën e doktoratës në robotikë dhe grafikën kompjuterike nga University of California, Merced në Kaliforni në vitin 2013. Disertacioni i tij i doktoraturës ishte në lidhje me zhvillimin e algoritmeve për planifikimet e lëvizjeve për karaktere virtuale. Ai poashty diplomoi prej Jacobs University në Bremen, Gjermani, në fushën e inxhinjerisë elektrike dhe shkencave kompjuterike në vitin 2006. Në këtë prezantim Mentari do të flas shkurtimisht për hulumtimet e tija në lidhje me disertacionin e doktoraturës që ka kryer pranë University of California, Merced, në Kaliforni. Prezantimi i tij do të jetë kryesisht në lidhje me hulumtimet e tij në fushën e robotikës. Përveç asaj ai gjithashtu do të flas për sukseset e arritura në fushën e robotikës në përgjithësi.

Rineta Hoxha punon në IPKO Foundation si Project Associate dhe ne BarCamp Prizren #8 do të prezentoj projektin e fundit Wiki Academy II – City Marathon. Qëllimi i Wiki Academy II – City Marathon është përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së përmbajtjes online për vendet specifike në Kosovë për të përfaqësuar Kosovën më mirë në botë. Akademia do të sjellë së bashku qytetarë aktivë online dhe ekspertë të përmbajtjes dhe ndihmojë ata të zhvillohen në redaktorë të kualifikuar për të shkruar artikuj dhe siguruar foto me cilësi të lartë rreth Kosovës në kategori të tilla si, trashëgimia kulturore, çështjet sociale, gjeografia, institucionet, ekonomia dhe turizmi.

e-LIBRARIA.com është themeluar nga Muhamed Fejziu dhe Egzon Neshati, të dy studentë të Fakultetit të Ndërtimtarisë. Koncepti i ‘e-libraria’ është që të ndihmohen studentët në arritjen e dijes duke shpërndarë publikime të ndryshme shkencore në versionin elektronik. Deri tani ‘e-libraria’ ka arritur të skanoj më shumë se 15.000 faqe, të publikoj rreth 200 materiale nga fakultet më të mëdha në vend dhe ka më shumë se 12.500 të regjistruar. Se si erdhën deri tek ideja për e-librarinë e deri tek projektet e ardhshme të cilat do t’i realizojnë do të mund t’i dëgjoni vetëm nëBarCamp Prizren #8.

Për të gjithë ata që vijnë me kohë do të ketë pije falas. Mbështetës medial janë: Telegrafi.com, Digjitale.com, Kosovalive360.com dhe GazetaOra.com. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ku veçanërisht në Twitter mund të kërkoni më shumë me hashtag #BCPrizren.