Telegrafi

Organizohet BarCamp Prishtina #8

Në po atë ditë prej: 17:40h deri 19:30, do të mbahet para ngjarje për AppCamp, ku për të marrur pjesë duhet të regjistroheni në http://www.appcampkosovo.com/.
Hartën e Prishtinës me lokacionin mund ta gjeni këtu:
http://www.openstreetmap.org/?lat=42.66095&lon=21.15783&zoom=17&layers=M

Ju mund të regjistroheni këtu
https://www.facebook.com/events/279797415465786/?context=create

BarCamp është një konferencë informale që ka si qëllim krijimin e komuniteteve profesionale.

Sponzor gjeneral është IPKO Foundation, sponzor medial telegrafi.com dhe digjitale.com.
Si gjithëmonë BarCamp do të mbahet në stil të unkonferencës, që i jep më shumë rëndësi debatit dhe rrjetëzimit direkt me folësit dhe audiencën.

Dardan Islami, humoristi (“Standup Comedian”) i njohur do te flet per eksperiencen e tij si gazetar, aktor/humorist, biznesmen dhe njeri me eksperience shumëvjeçare me interes edhe pët të rinjët. Dardani për shkaqe shëndetsore nuk ishte në gjendje të vi në BarCamipin e fundit.

Si surprizë do ta kemi një ndërmarrës të ri i cili e ka krijuar një biznes që në këtë formë nuk ishte zhvilluar as në Kosovë e as ne hapësiren shqiptare. USAID YEP programi e mbeshtet këtë ndërmarrës jashtëzakonisht inspirues. Ai do të ju tregoj si si i ka ardhur ideja, si i zgjodhi problemet e tij, dhe si e ka mbështetur USAID YEP në punen e tij. Po ashtu do të ju tregoj se si të merrni pjese ne programin e USAID YEP.

BarCamp-i mund të ndiqet edhe në Twitter me hashtag #bcprn.

Teatri ODA është mjedis i freskët edhe gjatë verës dhe ka bar që mund ta përdorni pas debatit nëse doni të diskutoni me pjesëmarrësit e tjerë. Këtë herë pos pjesëmarrësve të rregullt tashmë të BarCamp-it presim edhe bursista, dhe pjesëmarrës të projekteve të tjera të mbështetura nga Ipko Foundation. Kjo është mundësi e mirë për çdokend të rrjetëzohet në këtë komunitet.

Do të ketë pije për pjesëmarrësit që arrinë me kohë në BarCamp. Ne presim një numër më të madhë se sa kurdo pasi që pjesëmarrësit e appcampkosovo.com kan parangjarje në daten e njeit.

Ju mirëpresim bashkë-barcampues!