Telegrafi

Organizohet BarCamp Prishtina #7

BarCamp është një konferencë informale që ka si qëllim krijimin e komuniteteve profesionale dhe krijuese lokale nëpërmjet rrjetëzimit social online, ashtu sikur se edhe offline.
Sponzor gjeneral është Ipko Foundation dhe sponzor medial Telegrafi.com dhe Indeksonline.net dhe Digjitale.com.
Si gjithëmonë BarCamp do të mbahet në stil të unkonferencës, që i jep më shumë rëndësi debatit dhe rrjetëzimit direkt me folësit dhe audiencën.

STIKK do të flet për Punen e tyre gjate viteve dhe se si mund të inkuadrohen të rinjt në konferenca, rrjetezim, dhe se si funksjonojnë bizneset teknologjike në Kosovë. Poashtu do të flet për KosICT dhe prjektet tjera që i kan në përgaditje e sipër.

Dardan Islami, humoristi (“Standup Comedian”) i njohur do te flet per eksperiencen e tij si gazetar, aktor/humorist, biznesmen dhe njeri me eksperience shumëvjeçare me interes edhe pët të rinjët.

Taulant Ramabaja shkurt do të flet per AppCamp, si të regjistroheni, si të perfshiheni me ide, dhe cilat janë përparësitë e juaja pasi që të merrni pjesë. Për me shumë shikoni uebsajtin.

BarCamp-i do të transmetohet live në internet. Na ndiqni për video dhe informata më shumë në Facebook.

Teatri ODA është mjedis i freskët edhe gjatë verës dhe ka bar që mund ta përdorni pas debatit nëse doni të diskutoni me pjesëmarrësit e tjerë. Këtë herë pos pjesëmarrësve të rregullt tashmë të BarCamp-it presim edhe bursista, dhe pjesëmarrës të projekteve të tjera të mbështetura nga Ipko Foundation. Kjo është mundësi e mirë për çdokend të rrjetëzohet në këtë komunitet.

Do të ketë pije për pjesëmarrësit që arrinë me kohë në BarCamp.

Ju mirëpresim bashkë-barcampues!