Telegrafi

Organizohet BarCamp Prishtina #20

 BarCamp Prishtina #20 do të mbahet më datë 27 shkurt 2014 nga ora 17:00 në Teatrin ODA në Prishtinë.

Alejtin Berisha është drejtor ekzekutiv i Kolegjit Universum, anëtar i bordit në European Higher Education Society, bashkëpunëtor në Institutin Steinhardt për Politika të Arsimit të lartë në New York University. Alejtini po ashtu është bashkëthemelues i iziSurvey.com. Aktiv në fushën e ndërmarrësisë dhe kontribues në komunitet, Alejtini punon në fuqizimin e pozitës së të rinjëve në Kosovë përmes avancimit të arsimit dhe stimulimit të ndërmarrësisë dhe teknologjisë. Alejtini do të flas mbi përkrahjen që Universum u jep të rinjëve në teknologji dhe inxhinieri.

Adonis Berisha është student në shkenca kompjuterike në Kolegjin Universum. Ai u bë i njohur me avancimet e tij në fushën e inxhinierisë duke krijuar produkte dhe zgjidhje të reja, të pa njohura më parë në Kosovë. Adonisi mund ta dhez veturen me sms, krijon energji nga uji apo edhe nje mausë kompjuteri i vendosur në dorëz dhe i cili funksionon me senzorë. Klan Kosova ka bërë storje për shpikjet e tij. Ai në BarCamp do të prezantoj punën e tij te deri tanishme.

Ilir Bajri është kompozitor që vokacion kryesor ka jazz muzikën. Anetare i jazz formacioneve në vitet `90 (Classic Jazz Trio, Quasi Fusion Band, Ilir Bajri Quartet). Shkruan me sukses muzikë për teatër dhe film. Si njohës i mirë i muzikës në kompjuter është sprovuar me sukses në fushën e muzikës ektroakustike ( “Vijëzimi”, “Përtej“ dhe “I-Turn-U). Qe nga viti 2005 organizon dhe udhëheq me Prishtina Jazz Festival i cili kete vit do te realizoje edicionin e dhjete te tij! Ne BarCamp Iliri do të flas për profesionin e muzicientit & ngritjen e nivelit profesional përmes organizmit të aktiviteteve kulturoro-shoqnore!

Valmir Mustafa është i angazhuar si projekt kordinator në ndërmarrjen EYE Sh.P.K., Valmiri në BarCamp do të prezentoj garën EYE Venture për 2014. EYE Venture është një garë e përvitshme biznesi e cila organizohet nga EYE për të rinjtë, studentët dhe ndërmarrësit nga Kosova dhe Diaspora me ide inovative dhe të shquara biznesi. Gara ka për qëllim të promovojë kandidatët më të shquar, të investojë në idetë premtuese dhe bindëse të tyre, t’i udhëzojë ata nëpërmjet procesit të planit të biznesit, si dhe ata t’i ndihmojë të shndërrojnë konceptet e tyre në biznese të suksesshme në rritje, nëpërmjet ekspertizës sonë menaxheriale dhe burimeve financiare.

Teatri ODA është një mjedis atraktiv me bar ku mund të relaksoheni dhe të diskutoni me pjesëmarrësit tjerë. Sponzorë medial të BarCamp-it janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com. Për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Twitter kërkoni me hashtag #BCPRN.