Telegrafi

Organizohet BarCamp Peja #1

BarCamp Peja #1 hapë komunitetin me temën "Vullnetarizmi! Bëje ndryshimin!". Kjo temë fokusohet në inkurajimin e rinisë dhe qytetarëve të Pejës të kontribuojnë në komunitetin e tyre. Kjo ngjarje do të reflektojë mbi aktivitetet vullnetare që janë zhvilluar në ndihmë të të tjerëve, por gjithashtu të inspirojë audiencën të planifikojnë për vitin e ardhshëm!

BarCamp Peja është një ngjarje joformale që në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve. BarCamp-et kanë për qëllim t’i motivojnë pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri. Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe arsimit në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore.

Për këtë edicion, BarCamp Peja sjellë tek ju tre folësa që vijnë nga prapavija të ndryshme, me eksperienca të ndryshme jetësore dhe kanë shumë për të ndarë me ne!

– Mazllum Belegu, themelues i "Gift of Life", tregon përvojat e tij rreth organizimit të mjekimeve të fëmijëve jashtë vendit, na flet më shumë për dhurimin vullnetarë të gjakut dhe eksperiencave të tij shumë-vjeçare si vullnetar i pa-lodhur!

– Veton Mujaj, bashkëthemelues i "Syri i Vizionit" na flet për punën vullnetare bazuar në nismat që janë marrë me vullnet individual, përvojen në punë me vullnetarët dhe si nevojat konkrete për vullnetarizëm në nivel institucional.

– Vullnet Gusia, një nga organizatorët e festivalit të animacionit "Anibar", na flet më shumë rreth fillesave të Anibar dhe përvojës së tij me vullnetarë dhe angazhimin e tyre në këtë organizim, si dhe eksperiencat e tij personale.

Përcjellni ngjarjen përmes faqes së FB-së (BarCamp Peja) ose në Twitter me hashtag #BCPeja!
Barcamp Peja mbështetet nga IPKO Foundation.