Telegrafi

Organizohet BarCamp Gjakova #3

Këtë radhë ngjarja joformale e BarCamp Gjakova sjellë tre folës të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme si: “Wikipedia”, sfidat e një ndërmarrje fillestare, si dhe eksperienca si inxhinier i TI-së.
KAQ dhe BarCamp Gjakova ka për qëllim për të diskutuar e ngjallur komunitetin e kësaj komune.

Arianit Dobroshi gjatë orarit të punës punon si jurist i aviacionit ndërsa në kohën e lirë në projekte që promovojnë lirinë softuerike dhe lëvizjet e ndërlidhura. Është angazhuar me OJQ-në FLOSS Kosova që nga viti 2009 ku një kohë ka shërbyer edhe si Kryetar i Bordit Ekzekutiv. Sivjet ka këshilluar Fondacionin Ipko në realizimin e Wiki Academy Kosovo ndërsa tash është i angazhuar në procesin krijimit të planit të veprimit të Partneriteti për Qeverisje të Hapur në Kosovë.

Në Barcamp Gjakova Arianiti do të tregoj pse duhet të kyçeni në projektet si Wikipedia (ju bënë shkrimtar e hulumtues më të mirë) dhe si secili prej jush mund të kontribuoj në të. Ai do të flas për gjendjen e përmbajtjes në Wikipedia-n shqip dhe temat relevante në Wikipedia-n anglisht. Ai do të argumentoj që secili prej jush mund dhe duhet të jetë krijues i njohurive e jo vetëm konsumues pasiv.

Besiana Zeka ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, drejtimi Telekomunikacion në Universitetin e Prishtinës. Besiana është bashkëthemeluese e ndërmarrjes “Joint Dots” në Gjakovë. Disa nga shërbimet që ofron kjo ndërmarrje janë: dizajnimi dhe implementimi i rrjeteve HFC, wireless dhe lokale, instalimi dhe konfigurimi i serverëve, dizajnimi dhe zhvillimi i web-faqeve dhe zhvillimi i identitetit të ndërmarrjeve.

Besiana në BarCamp Gjakova do të flas për mundësitë që ofron qyteti i Gjakovës në themelimin dhe funksionimin e bizneseve të reja, si dhe për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ndërmarrja e saj gjatë ushtrimit të biznesit në Gjakovë.

Yll Ferizi aktualisht punon si inxhinier sistemesh dhe zhvillues i aplikacioneve softuerike në ATI-KOS, punon si asistent-demonstrues në Kolegjin Europian Dukagjini, ndërsa në më shumë se 12 vite karriere ka punuar si ekspert në lëminë e teknologjisë së informacionit edhe në disa kompani të tjera të huaja dhe të vendit duke e përfshirë këtu Mabetex Gmbh, Danish People’s Aid, Idea Communication dhe KingICT.

Ylli, në BarCamp Gjakova do të tregoj për një histori të pazakontë se si ka filluar me karrierën e tij në fushën e teknologjisë informative, gjithashtu do të flet për edukimin joformal dhe certifikimet e tij në Microsoft dhe akademinë e CISCO-s.

Vendi ku do të mbahet ngjarja është Del House
Sponsor medial të Barcamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa për ata që arrijnë me kohë do të kenë pije falas.