Organizatori i turneve ka lajmëruar në llogarinë e tyre në Twitter se po i ndalojnë ngjarjet e tyre në Super Smash Bros.
Shine ka qenë një organizator prej kohësh i turneve për Super Smash Bros, që nga viti 2016, ata kanë organizuar ngjarje për çdo lojë Smash nga 64 deri në Ultimate.
Megjithatë, organizatori ka hasur në probleme të mëdha financiare vitet e fundit, dhe tani duket se turneu i tyre, Shine Smash Bros do të përfundojë pas shtatë vitesh.
Ky nuk është anulimi i parë i kohëve të fundit për ngjarjet e Smash Bros, gjithashtu së fundmi Beyond the Summit ndaluan organizimet e tyre në Super Smash Bros.
Mirëpo edhe pas këtij njoftimi turneu Shine Smash Bros do të mbahet këtë vit. /Telegrafi/