Site icon Telegrafi

Organizatat ruse Gambit dhe Virtus.Pro, ndalohen të marrin pjesë në majorin e PGL

Organizatori PGL ka njoftuar se organizatat e Gambit dhe Virtus.Pro do të ndalohen nga ngjarjet e ardhshme PGL RMR, dhe PGL Major Antwerp për shkak të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Organizatat ruse Gambit dhe Virtus.Pro nuk do të lejohen të marrin pjesë në kualifikueset e majorit të PGL Antwerp Major, për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

PGL ka theksuar se ekipet e lidhura aktualisht me dy organizatat do të mund të marrin pjesë në turneun Major me emra neutralë.

Të njëjtin vendim e kishte marr edhe organizatori ESL, ku Gambit dhe Virtus.Pro garuan në turne si lojtarë të pavarur me emrat ‘Outsiders’ dhe ‘Players’.

Lexo po ashtu Mësohen ekipet gjysmëfinaliste në ESL PRO League CS:GO

Lojtarët e Virtus.Pro do të garojnë në kualifikuese të PGL Antwerp Major, me datën 17-20 prill, ndërsa Gambit janë pjesë e kualifikueses së dytë të Evropës dhe do të fillojnë garën me datën 21-24 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version