Site icon Telegrafi

Organizata ukrainase, Na’Vi ka rikujtuar datën kur Rusia fillojë ta sulmojë vendin e tyre

Organizata dhe lojtarët e Natus’Vincere (Na’Vi) kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale pas pushtimit të vendit të tyre nga Rusia.

Në llogarinë e tyre të organizatës Na’Vi ka rikujtuar datën 24 shkurt, kur Rusia nisi bombardimet në vendin e tyre, duke postuar foto nga tregime të ndryshme nga lojtarët dhe stafi i ekipit.
Pjesëtar të ndryshëm të organizatës si XBOCT, s1mple , headtr1ck kanë treguar se si kishin reaguar pasi morën vesh për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Oleksandr “s1mple” Kostyliev, lojtar i ekipit Na’Vi në CS:GO:

“Ne ishim ulur në hotel, duke diskutuar lajmet dhe unë thashë: Ai nuk mund të jetë aq i çmendur për të dërguar raketat. dhe më pas më treguan se është pikërisht ajo që ka ndodhur. Lufta ka filluar”.

Oleksandr “XBOCT” Dashekvych – Analist:

“Me tinguj shpërthimesh, panik dhe shumë pyetje pa përgjigje – si për shumë, lufta filloi kështu për mua”.

Danil “Headtr1ck” Valitov, lojtar i ekipit të akademisë Na’Vi në CS:GO:

“Motra ime më zgjoi në orën 6 të mëngjesit duke thënë: Danya ka shpërthime në Kiev. Isha shumë i përgjumur dhe nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Pastaj hyra në Twitter dhe të gjithë shkruanin për fillimin e luftës. Shikova nga dritarja dhe pashë që në orën 6 të mëngjesit dritat ishin ndezur në të gjitha shtëpitë fqinje. Shumë makina po largoheshin dhe pas disa minutash dëgjova një shpërthim tjetër. Këtë ndjenjë të tmerrshme nuk dua që askush ta përjetojë”.

 

/Telegrafi/

Exit mobile version