Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim të Komunës së Deçanit kanë pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës Turistike të Ulqinit, të cilët dhuruan një sasi të madhe të frutave për fëmijët e familjeve në nevojë.
Sipas një postimi në Facebook nga Komuna e Deçanit këtë nismë humanitare e konsideruan si akt simbolik dhe pjesë të bashkëpunimit që këto dz vende e kanë në mes vete.
“Organizata Turistike e Ulqinit bëri një gjest humanitar, duke dhuruar një sasi të madhe mandarinesh për fëmijët nga familjet në nevojë në Komunën e Deçanit. Ky akt simbolik është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në kuadër të binjakëzimit të dy komunave”, kanë shkruar ata ndër të tjera transmeton Telegrafi.
Po ashtu palët diskutuan mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe ndanë përvoja të vlefshme për të forcuar lidhjet dhe për të kontribuar në zhvillimin e përbashkët ekonomik dhe kulturor. /Telegrafi/