TSM mund të mos vazhdojë të marrë pjesë në garat e eSports, në video-lojëra të caktuara.
Siç u raportua fillimisht nga Sports Business Journal , TSM mund të mos operojë në disa tituj lojërash, një prej tyre mund të jetë League of Legends Championship Series (LCS), e cila sapo përfundoi Playoff-et e Pranverës.
TSM ka qenë gjithmonë një nga organizatat më të njohura dhe kryesore të esports me skuadra garuese në lojëra si Valorant, Fortnite, Apex Legends dhe më shumë.
Burime pranë Sports Business Journal kanë pohuar se TSM mori një goditje të madhe financiare kur marrëveshja e saj 10-vjeçare, prej 210 milionë dollarësh për të drejtat e emrit me FTX u zhduk pasi marka e kriptove u zhduk në mënyrë famëkeqe.
Sipas Sports Business Journal, TSM do të vazhdojë të fokusohet në aplikacionin e saj Blitz, një mjet që ndihmon lojtarët e lojërave video të zhvillojnë aftësitë dhe strategjinë në lojë në tituj të tillë si League of Legends, Valorant, dhe më shumë. /Telegrafi/