TSM janë afër nënshkrimit të Cai “CYPHER” Watson, Audric “JACKZ” Jug dhe Timofey “interz” Yakushin, sipas një raporti nga 1.pv.fr.
Pasi u përfol se organizata TSM është duke u rikthyer para lansimit të Counter-Strike 2, tani janë mësuar disa nga emrat që janë afër nënshkrimit me ta.
Sipas 1.pv.fr, TSM janë afër nënshkrimit me CYPHER, JACKZ dhe interz pak para lansimit të Counter-Strike 2.
Më herët ka pasur thashetheme edhe për një mundësi nënshkrimi me nicodooz, Bymas dhe dupreeh.
Por sipas këtij raporti siç duket organizata nuk janë më të interesuar për shërbimet e treshes dhe kanë plane tjera tashmë.
Ende nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me skuadrën e re të organizatës TSM.
Nëse lëvizjet realizohen, TSM do të ketë lojtarët e mëposhtëm në listën e tyre:
Cai “CYPHER” Watson
Audric “JACKZ” Jug
Timofey “interz” Yakushin
Rémy “XTQZZZ” Quoniam (trajneri)
/Telegrafi/