MAD Lions është rikthyer në VALORANT me blerjen e Dark Ratio, një ekip pa organizatë që u kualifikua për Challengers Split One të Amerikës së Veriut.
MAD Lions për herë të parë hynë në skenën e Valorant në prill 2022 me nënshkrimin e një liste evropiane, por u ndanë pasi nuk arritën që të sigurojnë një vend në ligën ekskluzive.
Skuadra e re e MAD Lions përbëhet nga Adam “Ange” Milian, Justin “Trick” Sears, Taylor “drone” Johnson, Anthony “ZexRow” Colandro, William “Will” Cheng, dhe trajneri kryesor Jornen “MoonChopper” Nishiyam.
Kjo skuadër garuan në kualifikueset e hapura duke arritur që të futen në katërshen e më të mirëve në Ligën e Challengers NA VALORANT.
“Ne jemi të emocionuar që i bashkohemi këtij grupi ekskluziv të lojtarëve të talentuar dhe organizatave të shquara për sezonin inaugurues të NA League,” tha shefi i strategjisë së OverActive Media, Adam Adamou”. /Telegrafi/