HER Galaxy do të jetë një seri e ngjarjeve të organizuara në video-lojëra të ndryshme, ku do të garojnë vetëm lojtare femra.
Një fond çmimesh prej 250.000 dollarësh do të shpërndahet përmes shtatë ngjarjeve që do të zhvillohen në video-lojërat Apex Legends dhe Rocket League.
Turneu do të nis në mars dhe do të zgjasë deri në shtator, ku edhe do të zhvillohet një turne LAN në video-lojën Rocket League.
HER Galaxy do të ketë edhe kualifikueset e hapura, ku kanë të drejt të marrin pjesë të gjitha lojtaret femra që banojnë në Amerikën e Veriut.
Megan Holgate nga Galaxy Racer shtoi rreth serisë HER Galaxy: “Ne Galaxy Racer, ne jemi krenarë që jemi e vetmja organizatë e eSports e balancuar gjinore në botë. Ne besojmë se mund të bëjmë ndryshime domethënëse tani për të fuqizuar gratë për të krijuar norma të reja për industrinë. Turneu HER Galaxy është vetëm hapi i parë nga shumë hapa për ta bërë këtë të ndodhë”. /Telegrafi/