Lajm jo i mirë për tifozët e Dota 2, sidomos për ata të Azisë Juglindore, pasi organizata e fnatic ka vendosur të mbyll divizionin e Dota 2.
Organizata e fnatic ka qenë në skenën konkurruese për dhjetë vite, në rajonin e SEA, ata morën pjesë në gjashtë edicione të turneut më të madh të Dota 2 – The International.
Edhe pse me ndryshime të shumta në listat e tyre për vite me radhë, fnatic nuk kanë arritur që të jenë njëra ndër ekipet më të mira të Dota 2.
Forma e tyre përkeqësohej paksa çdo vit, derisa së fundmi, në sezonin e ri të Dota Pro Circuit ata nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë vendin e tyre të Divizionit I në ligën rajonale SEA.
After reflecting on the sustainability of our DOTA 2 roster, we've made the difficult decision to temporarily withdraw from the title.
Above all, we want to thank the ever-passionate SEA audience and all players and staff that have supported us with the title. Read more:
— FNATIC (@FNATIC) February 10, 2023
Fnatic përmes një deklarate në faqen e tyre e kanë konfirmuar largimin nga skena e Dota 2, duke falënderuar lojtarët, stafin dhe të gjithë të cilët kanë kontribuar për organizatën ndër vite.
“Kohët e fundit ne jemi detyruar të reflektojmë mbi qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e titullit për Fnatic, dhe në fund, të marrim një vendim të vështirë por të domosdoshëm për t’u tërhequr përkohësisht nga qarku DOTA 2 pro”, përmend organizata në deklaratën e tyre zyrtare. /Telegrafi/