FaZe Clan hyn në lojëra luftarake duke nënshkruar me 16-vjeçarin nga Meksika, Edgar ‘Sparg0’ Valdez.
Organizata e FaZe po vazhdon të shtojë emra të ri nga lojëra të ndryshme në markën e tyre, pasi organizata është mjaftë e suksesshme me ekipet e tyre në lojërat si Call of Duty, Valorant, Fortnite, CS:GO dhe më shumë, tani kanë vendosur që të përkrahin edhe video-lojën Super Smash Bros.
Njoftimi surprizë për nënshkrimin me 16-vjeçarit ‘Sparg0’ u bë të dielën gjatë turneut Genesis 8, ndërsa turma po brohoriste ‘Sparg0’ zhveshi bluzën e tij për të zbuluar se kishte veshur fanellën e ekipit FaZe.
Had to enter the Smash scene with a bang 💥
Welcome to FaZe Clan, @Sparg0ssb pic.twitter.com/O9YLaUvixU
— FaZe Clan (@FaZeClan) April 17, 2022
16-vjeçari ishte mjaftë i suksesshëm në turne të ndryshëm të Super Smash Bros gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa pasi ngjarjet me audiencë të drejtpërdrejt u rikthyen ai e dëshmoj edhe njëherë talentin e tij duke arritur në top3 në turne të ndryshëm.
Spekulimet u rritën shpejt kur Sparg0 do të nënshkruaj dhe cilës organizatë të eSports do t’i bashkohej, pas shumë ofertave të panumërta, Sparg0 përfundimisht zgjodhi të nënshkruaj me FaZe Clan. /Telegrafi/