Site icon Telegrafi

Organizata FaZe Clan ka nënshkruar me ekipin e parë të femrave në video-lojën Valorant

FaZe Clan ka nënshkruar me ekipin e tyre të parë të eSports për femra.

Organizata FaZe Clan janë pjesë e garave të Valorant që nga viti 2020, dhe tani për herë të parë kanë nënshkruar me një ekip të femrave.

Nënshkrimi me ekipin e ri e sjell FaZe Clan deri në një total prej 14 ekipesh profesionale të eSports, duke përfshirë CS:GO , Fortnite , Apex Legends , Call of Duty , FIFA Online dhe më shumë.

Ekipi i ri përbëhet nga Jennifer Le (aka refinnej), Emma Choe (emy), Vannessa Emely Emory (panini), Madison Mann (maddiesuun) dhe Diane Tran (di^).

Ekipi femrave do ta bëjnë debutimin e tyre nën emblemën e FaZe gjatë sezonit 2023 të Valorant Champions Tour Game Changers Series. /Telegrafi/

Exit mobile version