Telegrafi

Organizata e njohur Dignitas në bashkëpunim me Mike and Ike shpall turneun në video-lojën Fortnite

Organizata e eSports nga Amerika e Veriut Dignitas është bashkuar me markën amerikane të ëmbëlsirave Mike and Ike për të organizuar një turne Fortnite Invitational më 7 dhjetor 2022.

Dignitas njoftoi fillimisht partneritetin e saj me Mike and Ike në korrik, ku u bë partneri zyrtar i divizionit Fortnite të organizatës.

Turneu MIKE AND IKE Flavour Brawl do të shoh 33 skuadra të përbëra nga tre lojtarë të garojnë ndaj njëra tjetrës.

Ngjarja do të prezantojë disa nga talentet më të mirë të Amerikës së Veriut së bashku me listën e Fortnite të Dignitas, e përbërë nga Piero ‘Pgod’ Ramierz, Matthew ‘Mero’ Faitel, Lucas ‘Dukez’ Cardenas dhe Camron ‘cam’ Dean.

Ekipet e pranishme do të garojnë për një çmim prej 10.000 dollarësh, ku ekipi fitues do të marrë gjithashtu një furnizim një vjeçar me karamele Mike dhe Ike. /Telegrafi/