Telegrafi

Organizata e famshme amerikane, largohet nga skena e PUBG

TSM ka njoftuar se pasi kanë qenë pjesë e lojës për gati pesë vjet, ata po heqin ekipin e tyre të PUBG dhe po largohen nga skena.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, organizata me bazë në Amerikë ka dhënë lajmin e hidhur për fansat e PUBG. Duke falënderuar kështu të gjithë anëtarët për të gjitha kujtimet dhe duke i uruar të gjitha të mirat në të ardhmen e tyre.

Ekipi i TSM ose thënë ndryshe “Team Solo Mid” kanë qenë pjesë e PUBG që nga viti 2017, ku deri në maj të vitit të kaluar nën emblemën e tyre luante një ekip evropian, ndërsa më pas në vitin 2021 vendosën që në radhët e tyre të shtonin një nga ekipet më të suksesshme të Amerikës Veriore ‘Shoot To Kill’.

Një ndër sukseset më të mëdha të ekipit ishte kampionati global i PUBG “PGC 2021”, ku arritën të renditen në vendin e katërt me një shpërblim rreth 240 mijë euro. /Telegrafi/