Telegrafi

Organizata Complexity Gaming dhe transmetuesja ClaraATwork do të organizojnë turneun për femra në video-lojën Apex Legends

Organizata e eSports nga Amerika e Veriut, Complexity Gaming , së bashku me krijuesen e përmbajtjes Clara ‘ClaraATwork’ Gomez, ka shpallur një turne Apex Legends vetëm me ftesa të drejtuar nga femrat.

Turneu do të quhet ‘Clara’s Legends’ dhe do të mbahet më 3 dhjetor 2022 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Complexity Gaming në platformën Twitch.

Në këtë ngjarje do të garojnë gjithsej 20 skuadra me nga tre, të gjitha të udhëhequra nga femra të njohura transmetuese si kapitenë, ku do të përballen dhe mbledhin pikë në gjashtë raunde për një grup çmimesh rreth 30.000 dollarë.

Ngjarja do të ketë gjithashtu një ndryshim të vogël krahasuar me ngjarjet tjera të eSports, komunikimi do të jetë i kufizuar për çdo ekip, me vetëm kapitenin që lejohet të përdorë bisedën me zë.

Complexity Gaming vazhdon të jetë një nga ambasadorët më të mëdhenj për femrat në eSports. /Telegrafi/