Është caktuar orari i ndeshjeve për Kupën e Kosovës në futboll ku do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme.
Kësisoj ndeshja e parë do të luhet në Gjilan, me Gjilanin që do të jetë nikoqire e Rinisë, ndërsa ditën e martë luhet edhe ndeshja mes Arbërisë dhe Ratkocit.
Ditën e mërkurë do të zhvillohen 10 ndeshje, ku vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovarë do të jetë në Gjilan dhe në Prishtinë.
Drita do të jetë nikoqire e Feronikelit dhe njëra nga këto dy skuadra të fuqishme do të eliminohen nga Kupa.
Ndërkohë në Prishtinë do të zhvillohet derbi lokal mes Flamurtarit dhe Prishtinës.
Ditën e enjte do të luhen dy ndeshjet e fundit, ku Vllaznia e Pozhoranit pret Llapin ndërsa Ballkani do të përballet me Trepçën.
Të gjitha ndeshjet në kuadër të Kupës së Kosovës do të zhvillohen nga ora 12:00. /Telegrafi/
E Martë
Gjilani – Rinia
Arbëria D – Ratkoci
E Mërkure
Kosova P – Kika
Liria – KEK-u
Rahoveci – Galaksia
Vëllaznimi – Behari
Istogu – Vitia
Drita – Feronikeli
Besa – Trepça ‘89
Ulpiana – Drenica
Flamurtari – Prishtina
R.Sadiku – Vushtrria
E enjte
Vllaznia P – Llapi
Ballkani – Trepça