Është afruar momenti i finales në turneun më të madh të CS:GO, pasi kanë mbetur vetëm katër skuadra në garën për vendin e parë.
Dy ekipet më të mira të botës për momentin Na’Vi dhe FaZe do të kenë mundësi të takohen në finalen e madhe, nëse të dyja i fitojnë ndeshjet e tyre të gjysmëfinales.
Ekipi i cili ka befasuar me suksesin e tyre në këtë katërshe është ekipi rus Spirit, ku bëjnë pjesë shumë lojtarë të ri dhe pa eksperiencë.
And then there were 4⃣#PGLMajor pic.twitter.com/j52zPzUWLC
— HLTV.org (@HLTVorg) May 20, 2022
Ndeshje fantastike na presin nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 16:30 ku ndeshen FaZe kundër Spirit, ndërsa në ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja Na’Vi kundër ENCE.
Finalja e madhe do të zhvillohet ditën e diel duke filluar nga ora 20:00.
Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube. /Telegrafi/