Site icon Telegrafi

Oral, Vagjinal, Anal: Ja cili seks i çon femrat në orgazëm!

Hulumtime të ndryshme kanë treguar që meshkujt më lehtë përjetojnë orgazëm se sa femrat. Realisht, për këtë nuk kanë qenë të nevojshme të bëhen hulumtime, mirëpo janë edhe disa detaje interesante të cilat me siguri nuk i keni ditur, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi, të cilin e ka bërë “National Survey of Sex and Behaviour”, ka treguar që 91 për qind e meshkujve përjetojnë orgazëm gjatë seksit, ndërkaq gjatë seksit orgazëm përjetojnë vetëm 64 për qind të femrave.

Edhe një fakt interesant është që 85 për qind e meshkujve konsideron që partnerja e tyre përjeton orgazëm, gjë që çon në përfundim që 21 për qind e femrave aktrojnë orgazmën.

Studimi ka zbuluar edhe disa detaje interesante. Se a do të përjetojë femra orgazëm varet nga tipi i seksit, përkatësisht, a është seksi oral, anal, vagjinal apo masturbimi. Pra, Cili seks do ta bëjë që më lehtë të përjetojë orgazmën?

Mbase do t’ju befasojë, mirëpo mënyra më e sigurt që femra të përjetojë orgazëm – është seksi anal, me 94 për qind sukses. Mirëpo, vetëm 31 për qind e femrave ka provuar seksin anal, andaj kjo nuk mund të jetë masë e vërtetë. Pra, është bërë edhe një studim i cili ka hulumtuar se cili akt seksual më së shpeshti i bën femrat të përjetojnë orgazmën.

Në një formulim të këtillë të pyetjeve 14 për qind të femrave është përgjigjur për seksin anal, 36 për qind e tyre kanë thënë për seksin vagjinal si mënyra më e mirë për arritje të orgazmës, 26 për qind për seks oral, ndërkaq 24 për qind orgazmën më lehtë e arrijnë gjatë masturbimit reciprok. /Telegrafi/
 

Exit mobile version