Site icon Telegrafi

ORA

Xhevdet Bajraj (foto: Agron Shala, 2021)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj

Sa herë e shoh një enë të kaltër
duke e larë dikush në çezme
me tërë fuqinë
e ndiej ngrohtësinë e nënës
dhe të asaj dite vere
kur ma kishte blerë një orë
plastike
akrepat e së cilës nuk lëviznin
(ishin të vizatuar)

Sa do të doja
që nga ajo ditë
koha t’i nënshtrohej
vullnetit të asaj ore
se edhe nëna ishte disi
plotë jetë

Exit mobile version