Prej kohësh dihet se optimizmi është i mirë për shëndet, ndërsa studimet e reja tregojnë se optimizmi mund të mësohet.
Në fakt, një studim i realizuar në vendet skandinave, tregon se njerëzit të cilët mundohen çdo ditë që në mënyrë të vetëdijshme të mendojnë pozitivisht, bëhen gjithnjë e më të disponuar, por edhe më të shëndetshëm.
Duke përcjellë 200 pjesëmarrës në studim (detyra e të cilëve ka qenë që çdo mëngjes të mbushin kokën me mendime pozitive dhe të lumtura), ekspertët kanë vërejtur se me kalimin e kohës, njerëzit zhvillojnë shprehi të të menduarit pozitiv dhe bëhen më optimistë. /Telegrafi/