Telegrafi

Operohet Ervis Kaja, mungon së paku tri javë për Lirinë

Ervis Kaja është operuar të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Futbollisti ka thyer hundën një ditë më parë gjatë një stërvitje.

Kaja, që kishte marrë formë shumë të mirë, u lëndua pas një dueli gjatë stërvitjes, me një bashkëlojtar.

Mirëpo, Kaja pas operimit dhe kurimit disa ditor, pret të kthehet sa më parë në përbërje.

“Falënderoj mjekët dhe klubin për kujdesin e treguar. Tani ndihem mirë. Pres që brenda dy, maksimalishtë tre javësh të kthehem në skuadër’, ka thënë ai.

Ervis Kaja, ka ardhur në stinorin pranveror tek skuadra e Lirisë, duke qenë përherë titullarë e duke treguar vlerat.

Prizrenasit aktualisht është në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare të Kosovës. /Telegrafi/