Site icon Telegrafi

Opera tani rreth 50% më e shpejtë se Chrome!

 

Opera ka lëshuar një tipar të ri në shfletuesin e saj të internetit që do ta bëjë internetin më pak të bezdisshëm dhe shumë, shumë më të shpejtë.

Opera tashmë është shfletuesi më i shpejtë mobil për video, dhe tani kompania ka vendos objektivat e saj edhe për versionin desktop dhe reklamat që na shfaqen nëpër faqe.

Siç shpjegon Opera, shfletuesi i saj tani është opsioni më i shpejtë në internet i cili përfshin funksionin e bllokimit të reklamave.

Për shkak se teknologjia e saj për bllokimin e reklamave funksionon vetvetiu dhe vepron nga brenda motorit të shfletuesit Opera thotë se zgjidhja e saj ofron shpejtësi të pashoqe mbi çdo shfletues tjetër.

Si rezultat, shfletuesi i saj që nuk është i fryrë me reklama do të hapë faqet e internetit pa asnjë ngarkesë dhe kjo e bën Operan deri në 90 për qind më të shpejtë sesa rivalët e saj.

Çfarë Opera thotë në mënyrë eksplicite është se në mesatare punon rreth 45 për qind më shpejtë në krahasim me Google Chrome edhe kur për të përdoret Adblock.

Exit mobile version