Site icon Telegrafi

OPEC: Industria e naftës ka nevojë për 10.6 trilionë dollarë investime

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në raportin “Perspektiva Botërore e Naftës 2040” ka bërë të ditur se, rreth 10.6 trilionë dollarë investime do të nevojiten në planin botëror për të mbajtur kërkesat e parashikuara të furnizimit me naftë gjatë periudhës 2019 deri në 2040.

Sipas OPEC-ut, kërkesa e investimeve botërore të naftës, për periudhën 2018-2040 vlerësohen në 8.1 trilionë dollarë, duke shtuar se shumica e kësaj do të ishte në vendet jo-anëtare të saj.

Kërkesa totale për energji parësore pritet të rritet me 25 për qind ndërmjet viteve 2018 dhe 2040 me energji të rinovueshme duke hapur rrugën në drejtim të rritjes, përcjell Telegrafi.

Organizata sugjeron se nafta dhe gazi ende parashikohen të plotësojnë më shumë se 50 për qind të nevojave të energjisë në botë deri në fund të periudhës së parashikuar.

Sipas raportit, duke pasur parasysh shenjat e fundit të tensionimit në ekonominë botërore, në afat të shkurtër dhe të mesëm, perspektiva për kërkesën botërore të naftës është ulur pak këtë vit në 110.6 milionë fuçi për çdo ditë deri në vitin 2040.

Në planin afatgjatë, sipas parashikimeve të OPEC-ut, kërkesa për produktet e OPEC-ut do të rritet në 44.4 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2040.

Tregtia botërore e naftës së papërpunuar vlerësohet të mbetet relativisht statike në rreth 38 milionë fuçi në ditë midis viteve 2018 dhe 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version