Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Copenhages në ndeshjen e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve.
United triumfoi me rezultat minimal 1-0, derisa deri te këto tre pikë erdhën falë pritjes së penalltisë nga Andre Onana në sekondën e fundit të ndeshjes.
Portieri kamerunas ka qenë ndër më të kritikuarit këtë edicion te United pasi ka bërë disa gabime që i kanë kushtuar me humbje Djajve të Kuq.
Ai pas ndeshjes ka folur duke u shprehur shumë i lumtur me tre pikët si dhe bashkëlojtarin e tij Harry Maguiren.
“Unë thjesht po bëj punën time që më takon”, ka thënë Onana për TNT Sports pas ndeshjes.
“Jam i lumtur për fitoren, bëmë një lojë të mirë dhe një gol të madh nga Harry Maguire”, vazhdoi tutje portieri kamerunas.
“Ne jemi Manchester United. Ne jemi një klub i madh, lojtarë të mëdhenj. Është vetëm çështje kohe, tani duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kam dyshim se do t’ia dalim”, deklaroi Onana.
Onana bëri një paraqitje të madhe ndaj Copenhages pas dy ndeshjeve të para ku ishte fajtor me gabimet e tij në disfatat ndaj Bayern Munich dhe Galatasaray. /Telegrafi/