Site icon Telegrafi

Omar Marmoush ‘shokon’ Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush o vetëm që ka realizuar golin e parë në fanellën Manchester Cityt, por ia ka dalë të kompletojë het-trikun e tij pas vetëm gjysmë ore lojë.

Manchester City po përballet me Newcastle United në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Citizens janë duke fituar 3-0, dhe kjo falë Marmoush.

Egjiptiani e hapi llogarinë e golave të tij te kampioni në fuqi i Ligës Premier në minutën e 19-të, kur u asistua prej Ederson.

Në minutën e 24-të, Marmoush u asistua nga Ilkay Gundogan, për të dyfishuar rezultatin.

Lojtari që i kushtoi 70 milionë euro Man Cityt në këtë afat dimëror, kompletoi het-trikun e tij në minutën e e33-të, ndërsa Savinho ishte në rolin e asistuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version