Telegrafi

Oliver Kahn konfirmon se Alaba dëshiron largimin nga Bayern Munichu

Oliver Kahn konfirmon se David Alaba po kërkon largimin nga Bayern Munichu, me Interin dhe Juventusin të lidhur me 28-vjeçarin.

Alaba do të shohë kontratën e tij të skadojë në muajin qershor dhe portieri legjendar gjerman, Kahn, i cili tani është pjesë e bordit të drejtorëve të Bayernit, ka konfirmuar që austriaku nuk ka gjasa të nënshkruajë rinovimin e kontratës.

Interi, Juventusi dhe Real Madridi janë duke u lidhur me sigurimin e shërbimeve të lojtarit dhe Los Blancos duket se janë përpara gjigantëve të Serie A.

Lexo po ashtu Real Madridi shumë pranë ta mbyllë marrëveshjen me David Alaban

“Nuk e di se çfarë po ndodh me zgjatjen e kontratës së tij”, ka thënë fillimisht Kahn për Bild.

“Ne ofruam një zgjatje shumë të favorshme të kontratës, ai vetëm duhej ta nënshkruante atë. Sidoqoftë, Davidi dhe agjenti i tij Pini Zahavi nuk dëshironin të ndiqnin këtë drejtim”.

“Me sa duket, ata po kërkojnë një klub të ri dhe ne duhet ta pranojmë atë”, përfundoi ish-lojtar, tani drejtuesi i Bavarezëve.

Lexo po ashtu Rummenigge ndryshon mendje, pret largimin e Alabas nga Bayern Munichu

Alaba është një produkt i akademive Austria Wien dhe Bayern Munich. Ai u bashkua me Bavarezët në vitin 2008 kur ishte vetëm 17 vjeç.

Ai ka 32 gola në 404 ndeshje me Bayern Munichun, ndërsa ka fituar çdo trofe të mundshëm vendor dhe evropiane. /Telegrafi/