Telegrafi

Oleksandr Usyk i futet edhe futbollit – por humb një rast të jashtëzakonshëm vetëm pak sekonda pasi që shkel në fushë

Oleksandr Usyk bëri debutimin e tij në futbollin profesionist të premten, por humbi një rast të jashtëzakonshëm vetëm pas 39 sekonda pasi u fut në fushë.

Kampioni i unifikuar botëror i peshave të rënda të boksit, ka stërvitur me FC Polissya (klub i kategorisë së dytë ukrainase), tash e një kohë.

Ai hyri në lojë në minutën e 77-të duke debutuar në fitoren prej 2-1 të ekipit ukrainas në një miqësore kundër NK Veres Rivne.

Usyk e nisi lojën nga bankina, por ishte padyshim njeriu i momentit pasi kamerat shpeshherë i drejtoheshin atij gjatë pjesës së parë. Ai kishte veshur fanellën me numrin 17.

Dhe më pak se 10 sekondash që ai hyri në lojë, kampioni i peshave të rënda në ËBA, IBF dhe ËBO humbi një shans të madh për t’i siguruar Polissya epërsinë me dy gola.

 

Siç po duket Usyk mbetet më i shkathët në boks, pasi që edhe rasti i humbur tregon që futbolli mund të jetë një dashuri për të, por talentin nuk e ka edhe aq. /Telegrafi/