Telegrafi

Ole Gunnar Solskjaer ka humbur besimin në Jesse Lingardin – përgatitet largimi i tij në verë

Jesse Lingard me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar veror, pasi Ole Gunnar Solskjaer nuk është i kënaqur me angazhimin e tij.

Mesfushori anglez po kalon nëpër një formë të dobët në Old Trafford, derisa ka regjistruar vetë dy gola në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Bruno Fernandes u transferua në afatin e janarit si zëvendësues i Lingardit, e që kjo gjë do të bëjë që ky i fundit të largohet në fund të këtij edicioni.

Lexo po ashtu Roma synon transferimin e Lingard nga United

Sipas asaj që raporton Goal.com, Unitedi nuk llogaritë më në shërbimet e anglezit, andaj dëshiron të shesë atë.

Solskjaer nuk ka besim më në mesfushorin, që ka kontratë edhe për një vit me Djajtë e Kuq. Lojtari është nën menaxhimin e agjentit Mino Raiola, e që mund të kalojë në Serie A ose në La Liga. /Telegrafi/