Telegrafi

Ole Gunnar Solskjaer befason me përgjigjen e tij kur pyetet për një rikthim tek Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer ka komentuar publikisht temën e rikthimit të mundshëm tek Manchester United pasi presioni mbi supet e Erik Ten Hag po vazhdon të rritet.

51-vjeçari i cili u shkarkua nga Unitedi në vitin 2021 pas një aventure tri vjeçare, ka hedhur poshtë disa oferta që prej largimit nga ‘Old Trafford’, duke përfshirë dy nga Arabia Saudite.

Ekipi i sapopromovuar në elitë Leicester City ishin gjithashtu të etur për ta sjellë Solskjaerin në ‘King Power Stadium’ dhe ishin në bisedime me norvegjezin për një marrëveshje të mundshme.

Solskjaer foli para një turme prej 3.000 mijë personash në Forumin e Biznesit të Olsos dhe u pyet për një rikthim të mundshëm në ‘Old Trafford’.

“Nëse familja juaj ua kërkon, ju thoni po në çdo ditë të javës. Duket e gabuar që të flisni për një punë që njerëzit e tjerë e kanë, por them po”, ka thënë Solskajer.

Solskjaer ishte në krye të ‘Djajve të Kuq’ për 186 ndeshje, duke e përfunduar aventurën e tij me 54 për qind fitore.

Presioni mbi supet e Ten Hag po rritet sidomos pas barazimit ndaj Twentes në Ligën e Evropës aty ku Manchester United pati një paraqitje tejet të zbehtë./Telegrafi/