Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 8.8 milionë sirianë janë prekur nga tërmetet shkatërruese që goditën këtë vend dy javë më parë.
“Parashikohet se pjesa më e madhe e tyre do të kenë nevojë për ndihmë humanitare. Kombet e Bashkuara do të bëjnë më shumë për të ndihmuar të gjithë sirianët”, thuhet në njoftimin e Najat Rochdi në Twitter, e cila ushtron postin e përfaqësueses së Sirisë në Kombet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Aktivistët, vullnetarët dhe ekipet tjera që po kontribuojnë në tejkalimin e krizës në zonat e prekura nga tërmetet në Siri dhe që janë nën kontrollin e rebelëve, ankohen që ndihma Kombeve të Bashkuara në ato zona ka munguar.
Kujtojmë që në zonat që kontrollohen nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, tashmë kanë arritur mbi 140 kamionë të Kombeve të Bashkuara që dërguan ndihma.
Aktualisht ata kanë nevojë për më shumë tenda, ndërsa mbi 9 mijë objekte janë shkatërruara në ato zona si dhe 11 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpitë e tyre. /Telegrafi/