Site icon Telegrafi

OG mposht ekipin Na’Vi në ndeshjen e parë të turneut të CS:GO Blast Premier Spring Final

Nuk ka filluar mirë turneu Blast Premier për ekipin e Na’Vi, të cilët u mposhtën nga ekipi OG në ndeshjen e tyre të parë.

Ekipi i OG me lojtarët e rinj si dhe me zëvendësuesin degster, kanë arritur që të mposhtin ekipin e Na’Vi në ndeshjen e parë në formatin ‘Bo3.

Na’Vi, të cilët gjithashtu po garojnë me një lojtar të ri, e filluan mirë ndeshjen, duke e fituar mapin e parë ‘Inferno’ me rezultat 16-7.

Por, planet e ekipit Na’Vi për fitore nuk shkuan siç duhet, pasi ekipi OG arriti të rikthehet në dy mapat e fundit, duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Adam ‘NEOFRAG’ Zouhar, me vlerësimin nga HLTV 1.13.

Tani ekipi i OG, nesër (e enjte) e pret fituesin e ndeshjes ENCE kundër BIG, ndërsa ekipi i Na’Vi do të takohet me humbësin e kësaj ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version