Ekipi evropian OG pasi mposhti ekipin Portuguese Family ka siguruar pjesëmarrjen në RMR të Evropës, turneu kualifikues për IEM Rio Major 2022, i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.
OG është ekipi i pestë që ka siguruar pjesëmarrjen në RMR të Evropës nga turneu i parë kualifikues, ku pritet të mbahen edhe tre të tjerë në ditët në vazhdim.
Ekipi OG pati mjaft vështirësi, ku dje u mposht nga ekipi Falcons, ndërsa sot me vështirësi e mposhti ekipin Portuguese Family në ndeshjen vendimtare.
OG through to IEM Rio Europe RMR https://t.co/Cb3SYZ1mCv
— HLTV.org (@HLTVorg) August 17, 2022
Paraqitjen më të mirë nga ekipi OG në këtë turne kualifikues e pati snajpersiti i ekipit degster.
Me këtë fitore OG i bashkohet katër ekipeve tjera si: Falcons, MOUZ, Sprout dhe Aurora, të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në RMR të Evropës dje ( e martë).
Turnetë RMR do të mbahen nga data 4 tetor, ku ekipet do të garojnë për një vend në Majorin e madh i cili do të mbahet në Brazil, pjesë e turneut kualifikues RMR është edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles. /Telegrafi/