Manchester Unitedi është duke përgatitur një ofertë prej 56 milionë eurove për të siguruar shërbimet e mesfushorit anglez, Ross Barkley.
Star on Sunday raporton se Djajtë e Kuq synim kryesor e kanë transferimin e mesfushorit të Evertonit në afatin kalimtar të verës.
Skuadra nga Old Trafford është e interesuar edhe për bashkëlojtarët e Barkleyt, Romelu Lukaku dhe John Stones.
Barkley ka shkëlqyer tri vitet e fundit me fanellën e skuadrës së papërshtatshme angleze Everton, ndërsa ai mbetet objektiv edhe i Manchester Cityt dhe Chelseat.
Ndërkohë në rast largimi nga Evertoni, pozitën e tij do ta zë një futbollist shqiptar, Shani Tarashaj i cili është blerë nga bardh e kaltërit për katër milionë euro. /Telegrafi/