PSG do të bëjë gjithçka që ta mbajë yllin e saj, Kylian Mbappen në Paris edhe për dy vite të tjera.
Francezi është pranë përfundimit të kontratës së tij me klubin parisien dhe në zyrat e PSG-së në javët e fundit po punohet për të bindur Mbappen të qëndrojnë në projektin e tyre.
Sipas Le Parisien, PSG i ka bërë një ofertë të re rinovimi sulmuesit. Kjo ofertë do të jetë për dy vjet, me një pagë 50 milionë euro në vit.
Po ashtu do të kishte një premio rinovimi prej 100 milionë eurosh.
Mbappe ka qenë i lidhur ngushtë me Real Madridin në javët e fundit. Por disa nga deklaratat e tij këtë fundjavë, kanë qenë që ai dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Paris Saint-Germain.
Kjo ka ringjallur shpresat pariziene dhe ata po e materializojnë këtë me një ofertë të re në mënyrë që ylli i tyre të qëndrojë. /Telegrafi/