Njëri nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier, është francezi N’Golo Kante.
Anëtari i Leicester Cityt ka pasur një ecuri fantastike këtë edicion ku e ndihmoi skuadrën e tij të shpallet kampione e Anglisë.
Por në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta dhe Leicester nuk dëshiron ta lë të lirë duke i ofruar rinovimin.
Mediat angleze kanë raportuar se francezi do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me një rritje page prej tre milionë funte në stinor.
Për 25-vjeçarin interesim kanë shprehur gjigantët anglez, Manchester United, Arsenal e Chelsea. /Telegrafi/