Ekipi maqedonas i ligës së tretë, Osogovo ka bërë shaka në llogari të ish-menaxherit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho.
Portugezi u shkarkua ditë më parë nga drejtimi i skuadrës angleze dhe tashmë ka marrë ofertat e para të ndryshme.
Një prej tyre ka ardhur edhe nga fqinji ynë jugor teksa i kanë ofruar postin e shtabit teknik të ekipit.
https://twitter.com/gfkosogovo/status/1074263291160117248
Ata përmes llogarisë zyrtare në Twitter i kanë kërkuar portugezit të merrnin timonin e ekipit të tyre, duke aluduar në dështimin në Old Trafford.
“Jose Morina ejani tek ne! Ju nuk keni asgjë për të humbur, natyrisht, ne jemi kampionë, të paktën ju do të mësoni gjuhën maqedonase”, shkruan klubi në rrjetet sociale.
Klubi Osogovo ka përfunduar sezonin vjeshtor në vendin e parë në ligën e tretë – Lindje.
Ndryshe, portugezi ka marrë ofertë edhe prej skuadrës argjentinase të Boca Juniors. /Telegrafi/
#JoseMourinho come to us! You have nothing to lose, of course we are champions, at least you will learn Macedonian language! #TheSpecialOne #osogovo #FootballLeaks
— GFK Osogovo (@gfkosogovo) December 19, 2018