Odise Roshi është duke kaluar një formë shumë të mirë me Akhmat Groznyn.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte thjeshtë fenomenal në ndeshjen e javës së tretë të Ligës Premier ruse ku skuadra e tij fitoi ndaj Rotor Volgograd, duke e marrë fitoren e parë në kampionat.
Akhmat Grozny triumfoi me rezultatin 3-1 falë edhe dy golave të Roshit.
Roshi i cili ishte edhe shënuesi më i mirë i skuadrës çecene në sezonin e kaluar dhe një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit, shënoi golin që i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 53-të.
Gol i jashtëzakonshëm i tij.
Roshi e vulosi fitoren e skuadrës çeçene me një tjetër gol të bukur në minutën e 61-të, duke u shpallur edhe lojtar i ndeshjes.
Полузащитника ФК «Ахмат» Одисе Роши, забившего два мяча в ворота волгоградцев, выбрали лучшим игроком матча #АхматРотор pic.twitter.com/8dPCheRQoq
— FC Akhmat Grozny (@akhmatgrozny) August 19, 2020
Këto gola tregojnë se Roshi është në formë të mirë dhe mund të ndihmojë edhe kombëtaren kuqezi me paraqitjet e tij në muajin shtator në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
/Telegrafi/